Kamaru Usmani dhe Jorge Masivdali – LIVE

Kamaru Usman ka thënë se ai do të shkatërrojë Jorge Masivdalin që hyri në momentet e fundit si kundërshtari i tij për UFC 251.

Usman do të përballej fillimisht me Gilbert Burn në përballjen që do zhvillohej në Ishullin e Abu Dhabit, por ky i fundit rezultoi pozitiv me koronavirus të premten e kaluar.

“Ka disa këtu që e quajnë titullin si të përkohshëm dhe unë një kundërshtar që mund të mposhtem lehtë, mirëpo në kafaz flasin grushtet”, ka thënë Usman për TMZ Sport.

“Pasi të rrah një amator si Masvidal, titulli do të vendoset në dollapin tim dhe fjalët e kota do të mbyllen menjëherë”, ka shtuar më tej ai.

Masvidal nuk e sheh si kundërshtar serioz Usmanin, mirëpo që ky i fundit ka teknikë të jashtëzakonshme dhe mund të përfundojë meçin në pak sekonda.

Sipas kohës tonë lokale, takimi mes Masvidal dhe Usman do të zhvillohet në mëngjesin e së dielës në ora 6:00.

Linku 1 – Shiko ketu UFC 251 – LIVE