Kancelarja Merkel do të heq vizat për Kosovën, kur Gjermania ta merr presidencën e BE’së

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon po thotë se çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët tashmë është vonuar. Eurodeputetja gjermane ka dhënë sinjale se një gjë e tillë mund të ndodhë në muajin korrik kur Gjermania merr presidencën e BE’së.

Ajo ka shkruar në Twitter se mbetet në dorë të Këshillit Evropian që të jep dritën e gjelbër për qeverinë e Kosovës lidhur me këtë temë. Sipas saj, një gjë e tillë duhet që të ndodhë sa më shpejtë.

“Njerëzit në Kosovë e meritojnë këtë”, ka shkruar eurodeputetja gjermane.

Vendimi i fundit i Qeverisë në detyrë të Kosovës për të hequr plotësisht tarifën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja është mirëpritur nga anëtarët e parlamentit evropian.

Po ashtu, ata shpresojnë që me këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, edhe BE-ja do ta mbajë premtimin e dhënë për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Jemi shumë të lumtur me vendimin e marrë nga Qeveria në detyrë e Kosovës për të hequr tarifat 100 për qind.

Është një sinjal shumë i rëndësishëm i bashkëpunimit politik në rajon dhe hap vendimtar, i cili shpresojmë se do të çojë në vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në mënyrë që marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës të normalizohen”, tha Viola Von Cramon-Taubadel.

Ndërkaq, Romeo Franz, tha se presin nga shtetet anëtare të BE-së “të realizojnë premtimin e tyre për t’iu dhënë qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave sa më shpejt që të jetë e mundur, pavarësisht krizës aktuale politike”.

Të dy eurodeputetët, i kanë kërkuar BE që tani të bëjë pjesën e saj, dhe t’u japë shtetasve të Kosovës udhëtime pa viza në 26 vendet e Zonës Shengen.