Kështu do të dukej tabela e Premierligës pa gabimet e Var-it

ESPN ka bashkëpunuar me Shkollën Ekonomike të Londrës për t’u përgjigjur në pyetjen se si do të dukej tabela e Premierligës, nëse gjyqtarët dhe VAR-i s’do ta bënin asnjë gabim.

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, ata e kanë analizuar çdo minutë të secilës ndeshje dhe e kanë bërë një radhitje të re në bazë të disa faktorëve: golat të shënuara në mënyrë të rregullt dhe të parregullt, golat e shënuara pas përfundimit të kohës shtesë dhe gabimet për kartonë të kuq.

Tabela e Premierligës nëse s’do të kishte pasur gabime në referim, sipas ESPN:

  1. Liverpool | Pikë: 56 | Dallimi në pikë: -2 | Dallimi në renditje: 0
  2. Leicester | Pikë: 45 | Dallimi në pikë: 0 | Dallimi në renditje: 0
  3. Manchester City | Pikë: 42 | Dallimi në pikë: -2 | Dallimi në renditje: 0
  4. Chelsea | Pikë: 36 | Dallimi në pikë: 0 | Dallimi në renditje: 0
  5. Arsenal | Pikë: 36 | Dallimi në pikë: +9 | Dallimi në renditje +5
  6. Manchester Utd | Pikë: 34 | Dallimi në pikë +3 | Dallimi në renditje: -1
  7. Wolves | Pikë: 33 | Dallimi në pikë: +3 | Dallimi në renditje: 0
  8. Tottenham | Pikë: 29 | Dallimi në pikë: -1 | Dallimi në renditje: -2
  9. Watford | Pikë: 26 | Dallimi në pikë: +7 | Dallimi në renditje: +10
  10. Sheffield United | Pikë: 25 | Dallimi në pikë: -4 | Dallimi në renditje: -2

Nëse gjyqtarët s’do të bënin asnjë gabim, Liverpooli do t’i kishte dy pikë më pak, por do të ishte sërish lider. Në anën tjetër, Arsenali është skuadra më e dëmtuar deri më tani, pasi që vlerësohet se i ka humbur nëntë pikë shkaku i gabimeve në referim.