Kështu i dënon ky shtet banorët që nuk mbajnë maska

Indonezia ka regjistruar 3.622 raste të reja me koronavirus, një rekord i ri i rasteve ditore dhe 134 viktima të enjten, sipas të dhënave nga task forca.

Numri i viktimave ishte më i larti në 24 orë që nga 22 korriku. Vendi aziatik ka konfirmuar mbi 100 viktima në radhët e mjekëve.

Qeveria ka vendosur të zbatojë masa të veçanta për të paralajmëruar popullin në lidhje me rrezikun e infektimit, duke i shtyrë ata të respektojnë rregullat dhe masat higjienike.

Ai i cili nuk zbaton masat do të jetë i detyruar të futet në arkivol për të kuptuar rëndësinë e masave dhe jetës së njeriut.