Kështu protestojnë në rruge Hotelet dhe Restorantet kundër masave

Në foto e publikuara nga mediat vendase shihet se operatorët e restoranteve dhe hoteleve, kanë protestuar duke nxjerrë karriget dhe tavolinat në rrugë.

Koronavirusi ka dëmtuar rëndë ekonomitë gjitha vendeve që janë prekru nga koronavirusi, ndërkohë që baret, restorantet dhe hotelet janë të mbyllura prej të paktën 2 muajsh si shkak i virusit.

Së fundmi operatorët e hoteleve, bareve dhe restoranteve në Gjermani, një ndër vendet e prekura ngavirusi kanë organizuar protesta në qytete të ndryshme kundër masave të qeverisë për të frenuar përhapjen e infeksionit nga koronavirusi.

Të gjithë qytetarët në protestë kanë kërkuar që caktimin e një afati kohorë për rihapjen dhe mbështetje më të madhe financiare nga shteti pasi humbjet e tyre në biznes janë të pallogaritshme.

Pavarësisht fuqisë ekonomike që ka një vend si Gjermania edhe atje është ndjerë një goditje e fortë ekonomike për shkak të bllokimeve për të kufizuar përhapjen e epidemisë ka bërë që disa kategori biznesesh të protestojnë.