Këto janë 7 klubet e vetme në histori që kanë kompletuar ‘Tripletën’

Bayern Munich ia doli të realizonte tripletën e dytë në historinë e tij pasi mposhti në finalen e Ligës së Kampionëve PSG-në.

Vetëm 7 klube kanë arritur në histori të fitojnë kampionat, kupë dhe Ligën e Kampionëve.

Sipas arkivës: Celtic (1967), Ajax (1972), PSV (1988), Manchester United (1999), Barcelona (2009 dhe 2015), Interi (2010) dhe Bayerni (2013 dhe 2020) janë të vetmet klube që kanë mundur të kompletojnë sezonin me 3 trofetë kryesorë.