Këto janë klubet e mundshme ku mund të transferohet Messi

Lajmi se Lionel Messi dëshiron të largohet nga Barcelona ka vënë tre klube në Europë në alarm

Ditët më të mira të argjentinasit tashmë i takojnë se kaluarës, por ai ende mund të jep gjëra të mëdha kudo që shkon, por ku do të shkojë kur të largohet nga Camp Nou.

Më poshtë do sjellim tri skuadrat pretendente për numrin 10 e që janë: Inter, Manchester City dhe Paris Saint-Germain.

Interi

Italianët e kanë ëndërr për të nënshkruar me numrin 10 që disa kohë tani dhe La Gazzetta dello Sport ka raportuar që ata i kanë ofruar 260 milionë euro pagë nëse transferohet tek ta.

Messi dhe Interi e kanë dominuar ballinën e Gazzettas përsëri të premten që lamë pasi kur lojtari ishte takuar me trajnerin e ri, Ronald Keoman, e ku zikaltërit besojnë që mund ta marrin atë siç kishte shkuar Cristiano Ronaldo në Juventus.

Do të ishte një sfidë për Messi nëse shkon në Milan ku do të përpiqej ta lë pas Cristianon dhe Juven, duke nxehur gjakrat dhe rivalitetin siç e kishin në El Clasico, tani  në Derby d’Italia.

Babai i Messi ka blerë një shtëpi në lagjen Porta Nuova në Milan, i cili është njëri prej zonave më ekskluzive të qytetit.

Manchester City

City tashmë është sinonim i Pep Guardiolas, nën të cilin Messi bëri futbollin më të bukur në karrierën e tij të bujshme.

Skuadra angleze është njëra nga ato që ka para për të nënshkruar me të, kurse mediat britanike kanë raportuar që vetëm një gjë i mungon marrëveshjes që ai të shkojë në Etihad Stadium, pajtimi i lojtarit.

Gjithmonë në kërkim për ta fituar Ligën e Kampionëve, nënshkrimi me argjentinasit do të ndihmon ata në një mënyrë, kurse Messi do të bashkohej edhe më shokun e tij më të mirë, Sergio Aguero.

Paris Saint-Germain

PSG është skuadra tjetër e cila do të bën gjithçka për të nënshkruar me Messi.

Kampionët francez janë nënkampion të Ligës së Kampionëve dhe kanë në formacionin e tyre Neymarin dhe Kylian Mbappen në skuadrën e tyre kurse prezenca braziliane do t’i ndihmojë ata.

Messi është gati për të luajtur përsëri bashkë me Neymar madje ai dëshironte që ai të rikthehej në Barcelonë pas largimit të tyre më 2017.

Dështimi i Barcelonës për të nënshkruar me Neymar verën e kaluar kishte shkaktuar pakënaqësinë e parë të Messi në sezonin që lamë pas. Nëse ai bashkohet me Parisin, do të kishim sulmin më të frikshëm në Europë në një skuadër.