Këto janë kuotat e bastoreve sportive për ndeshjen Kosove – Greqi

Bastoret kryesore botërore janë duke e favorizuar Greqinë kundër Kosovës, në përballjen e Grupit 3 të Ligës së Kombeve 2020/21, e cila do të zhvillohet sonte në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Njëra prej shtëpive më të mëdha të basteve, Bet365, e sheh Greqinë si favorite, pasi i ka vënë kuotën 2.25 për të fituar, derisa fitores së mundshme të Kosovës i vë kuotë më të lartë, 3.04. Barazimi vlerësohet me kuotën 3.01.

Të njëjtin vlerësim e jep edhe kompania tjetër e basteve, 888sport.

Kombëtarja e Kosovës është nikoqire e Greqisë, një shteti tjetër që s’e njeh pavarësinë e saj, në stadiumin Fadil Vokrri në qytetit, në takimin e rrethit të dytë në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Greqia barazoi në ndeshjen e saj hapesë kundër Sllovenisë në këtë grup, në ndeshjen e parë këtë vit.

Greqia, e cila renditet e 54 në FIFA, i regjistroi katër fitore, katër humbe dhe dy barazime në 10 ndeshjet e fundit vitin e kaluar.

Dardanët, ndërkohë, vijnë në këtë takim nga një barazim zhgënjyes (1:1) në ndeshjen e tyre hapëse kundër Moldavisë të premten në Parma.

Derisa ai takim i solli sadopak kokëçarje trajnerit zviceran Bernard Challandes, shkaku i mungesës së Vedat Muriqit dhe formës së futbollistëve të tij, ndeshja me Greqinë do t’i sjellë shumë më shumë ndërlikime.

Në mungesë të Muriqit, Challandes luajti me Kolollin, një mbrojtës krahu në ekipin kombëtar dhe mesfushor i shquar në Zurich, në përpjekje për t’i qëndruar besnik skemës së vet të njohur taktike.

Yjet si Milot Rashica i Werder Bremen, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli të Zurich, Leart Paqarada i St. Pauli dhe Herolind Shala i Velerengas, nuk u lejuan të udhëtonin drejt Prishtinës për këtë ndeshje për shkak të pandemisë Covid-19.

Kosova është në listën e vendeve të rrezikuar nga koronavirusi, prandaj atyre do t’iu kërkohej të vetizoloheshin sapo të ktheheshin nga Prishtina.

Muriqi i Fenerbahces do të mungojë edhe në këtë takim, shkaku i një dëmtimi.

Por për ndeshjen e së dielës, Challandes paralajmëroi ndryshim. Ndeshjet e rrethit të tretë dhe katërt në Grupin 3 do të zhvillohen në nëntor.