Kjo është 17-vjeçarja që ndërroi jetë në Velipojë gjatë xhiros me motor uji, shoku i saj nuk e ndihmoi

Kjo që shikoni në foto është 17-vjeçarja, Enisa Doda e cila u gjet mb’ytur ditën e djeshme në plazhin e Velipojës në Shkodër. Vajza nga Burreli kishte shkuar për pushime në Velipojë, por nuk mundi të dilte e gjallë nga deti.

Ajo bashkë me 24-vjeçarin, Indrit Bajraktari, të cilin e njohu në plazh u futën në det me motor uji. I riu doli në breg 2 orë e gjysmë më vonë, por nuk kishte me vete as motorin e ujit dhe as vajzën.

Ai u tha pronarëve të motorit të ujit, se e kishte nxjerrë vajzën në breg dhe e kishte marrë xhaxhai i saj.

Ndërkohë sit, 24-vjeçari është a’rrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ka lënë vajzën që të m’bytej në det.

Para oficerëve, ai ka deklaruar se e vajza rrëshqiti nga motori i ujit dhe nuk e mban mend mirë se çfarë ka ndodhur.

Dyshimet për ngjarjen e rëndë në Velipojë kanë lindur nga pronarët e motorit të ujit të cilët nuk i lënë më shumë se 30 minuta motorët dhe kanë nisur kërkimet në det.

Ata janë nisur me varkë për të gjetur motorin, por aty kanë takuar të riun i cili në dëshminë e tij ka gënjyer.

Ai po kthehej me not në breg dhe kur është pyetur nga pronarët e skafit ka deklaruar se “vajzën e ka marrë xhaxhai i saj”.

Sipas gazetarit të Report Tv, Ergys Kavaja të rinjtë ishin njohur së bashku në rrjetet sociale.