Kjo është data kur do rihapen kafiteritë dhe restorantët

Në fazën e dytë, që nis më 18 maj, parashihet qarkullimi i qytetarëve në bazë të situates epidemiologjike.

Po ashtu planifikohet hapja e tërësishme e tregut me pakicë dhe tregut të gjelbër.  

Dentistët dhe fizioterapeutët, flokëtarët dhe sallonet e ondulimit pritet të nisin punën nga 18 maji.

Kafiteritë dhe restorantët në fazën e dytë do të hapen vetëm për shërbimin “merr me vete”.

 Qendrat e thirrjeve do të mund të nisin punën në fazën e dytë, por vetëm me staf esencial.

Nga 18 maji planifikohen të hapen muzetë dhe galeritë.

Do të hapet transporti hekurudhor, ndërsa transporti urban dhe ndërurban, vetëm me leje të veçanta.

Në fazën e tretë, që planifikohet të nis më 1 qershor, parashihet qarkullimi i qytetarëve në bazë të situatës epidemiologjike, transporti urban dhe ndërurban, taksitë dhe gastronomia në përgjithësi.

Nuk planifikohet hapja e shkollave, por në fazën e tretë planifikohet të mbahen provimet në arsimin e lartë, testet e maturës dhe arritshmërisë.

Nga 1 qershori mendohet edhe hapja e kinemave dhe e teatrove si dhe hapja e pjesshme e aktiviteteve sportive.