Kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund epidemisë sipas ekspertëve

Ndërsa vendet në të gjithë globin po i afrohen dhe po e kalojnë kulmin e infeksioneve të koronavirusit, zyrtarët dhe ekspertët po garojnë për të kuptuar se si t’i mbrojnë njerëzit në një periudhë afatgjate.

Sipas Business Insider, individët mund të fitojnë imunitet ndaj koronavirusit të ri nëse zhvillojnë antitrupa; që mund të ndodhë përmes vaksinimit, ose pasi të infektohen dhe shërohen.

Nëse mjaft njerëz bëhen imunë, kjo mund t’i japë “imunitet tufës” – ose një popullate të tërë.

Kjo mbron edhe njerëzit që nuk janë imunë, sepse shumë të tjerë janë imunë që parandalojnë përhapjen e virusit brenda një komuniteti.

Kështu, “imuniteti i tufës” do t’i jepte fund pandemisë së koronavirusit.

Por ajo ditë do të vijë vetëm me shpërndarjen masive të një vaksine, proces që pritet të zgjasë të paktën 18 muaj, sipas BI.

“Imuniteti i tufës” pa një vaksinë

Më herët gjatë pandemisë, disa qeveri gjithashtu konsideruan lejimin e “imunitetit të tufës” të zhvillohet vetë, pa një vaksinë, duke lejuar që virusi të përhapet në popullatën e tyre.

Por në vazhdën e saj, koronavirusi do të linte miliona njerëz të rikuperuar me antitrupa – por gjurmë v’dekjesh do të kishte lënë gjithashtu.

Andaj, ekspertët ishin kundër kësaj rruge.

“Ju nuk fitoni një ‘imunitet tufe’ derisa të keni një përqindje të madhe të popullatës suaj që ka pasur sëmundjen”, ka thënë Melinda Gates, bashkëpunëtore e fondacionit Bill & Melinda Gates, për Business Insider.

Ajo shtoi: “Ne jemi ende larg nga imuniteti i tufës”.

Si funksionon “imuniteti i tufës”

Që një popullatë të arrijë “imunitetin e tufës”, një pjesë e caktuar duhet të jetë imune.

Ne nuk jemi askund afër 50% të popullatës duke u bërë imune ndaj koronavirusit.