Kjo është penalltia më mjeshtërore që do të shihni këtë javë (Video)

Chris Wondolowski, shënuesi më i mirë në historinë e MLS (164 gola), ka shtuar një tjetër gol në llogarinë e tij. Sulmuesi, gjithë karrierën e ka kaluar në MLS.

Për të mbetur te goli i djeshëm, Chris Wondolowski vendosi të eksperimentojë me një penallti të rrezikshme. Jo panenka, por një goditje e lehtë në mes të portës.

Portieri i Colorado Rapids ra në grackë dhe iu desh ta nxirrte topin nga rrjeta.