Kjo është skuadra me të cilën do të përballet Drita në Champions!

Drita është shpallur kampione e Kosovës në futboll ditën e djeshme.

“Intelektualët” do ta përfaqësojnë Kosovën në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Të drejtuarit e Ardian Nuhiut do të përballen në ndeshjen e parë me kampionin e Andorës.

Bëhet e ditur që për shkak të situatës pandemike” këtë vit ndeshjet parakualifikuese në Ligën e Kampionëve do të zhvillohen në Nyon të Zvicrës.

Ndërkohë para pak minutave Drita ka mësuar kundëarshtarin e saj në fazën e parë që do të jetë Inter Eacaldes që fitoi edhe zyrtarisht titullin kampion në Andorë.

Skuadra kundërshtare e Dritës, Inter Eacaldes është një skaudër pa shumë histori në futbollin e Andorës dhe ky sonte është titulli i parë i fituar. Në këtë eidion kjo skuadër kishte 24 ndeshje, ku kishte 15 fitore, 7 barazime dhe 2 humbje.

Poashtu kjo skuadër e kishte fituar njëherë Kupën e këatij vendi në edicionin 2001/2002.

Mosha mesatare e futbollistëve të Inter Club d’Escaldes është 31.8.