Kjo video tregon saktësisht se si maskat ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit

Një video virale ka demonstruar se si maskat në fytyrë ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së infeksioneve të ajrit.

Nga kanali në YouTube ‘It’s Okay To Be Smart’ i hulumtuesit shkencor dhe biologut Dr Joe Hanson, në video paraqitet një teknikë e lëvizjes së ngadaltë e quajtur ‘schlieren’ për të treguar sesi pikat udhëtojnë në rrymat e ajrit kur nxjerrim  frymën, një proces ndryshe i padukshëm me sy të lirë dhe ndryshimi me ose pa maskë është mjaft i madh.

“Kjo tregon saktësisht pse maskat funksionojnë për të ngadalësuar infeksionin në ajër”, thotë Dr Hanson.

“Është e rëndësishme të mbani mend që ne nuk mund të shohim grimca viroze në këto imazhe; ato janë shumë të vogla. Por viruset mbarten në atë frymëmarrje, ashtu si lumi mbart peshkun”.

Maska ndihmojnë në dy mënyra interesante. Së pari, është e rëndësishme të kuptoni që viruset nuk lundrojnë vetëm; ato fluturojnë me spërkla”, vazhdon Dr Hanson.

“Shumica e pikave janë mjaft të rënda sa të bien në dy metra, por çdo person ose objekt brenda asaj distancë mund të preket me virus.

Pa maskë, disa nga ato pika mund të avullojnë në grimca super të imëta të infeksionit që mund të notojnë në rryma ajri larg gojës ose hundës suaj”, transmeton Telegrafi.

“Me një maskë të vënë – në hapësirën e ngrohtë dhe të lagësht midis gojës dhe maskës – spërklat më të mëdha nuk kanë kohë të avullojnë dhe ato mund të kapen nga pëlhura të zakonshme.

Nëse ndihet nxehtë dhe lagësht (nën maskën tuaj), kjo do të thotë se po funksionon”.

“Mënyra e dytë që funksionon maska është që çdo spërkël, tani ka më pak vrull … që do të thotë se spërkla nuk do të udhëtojnë aq larg”.