Klopp flet për koronavirusin: Ka një mesazh për të gjithë

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka thënë disa fjalë lidhur me virusin që po tmerron botën.

Covid-19/Koronavirusi, ka vënë botën e futbollit në një kaos total, me top pesë ligat evropiane që tashmë janë suspenduar.

Premierliga ka vendosur që të mos zhvillojë asnjë ndeshje deri më 2 prill, si pasojë e masave mbrojtëse ndaj përhapjes së koronavirusit.

Për këtë situatë, ka folur edhe Jurgen Klopp. Keto jane fjalët e trajnerit gjerman:

“Së pari dhe më e rëndësishmja, të gjithë ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të mbrojtur njëri-tjetrin. Në shoqëri dua të them. Ky duhet të jetë rasti gjatë gjithë kohës në jetë, por në këtë moment mendoj se ka rëndësi më shumë se kurrë”.

“Unë kam thënë përpara se futbolli gjithmonë duket më i rëndësishmi nga gjërat më pak të rëndësishme. Sot, ndeshjet e futbollit dhe futbolli me të vërtetë nuk janë aspak të rëndësishme”.

“Sigurisht, ne nuk duam të luajmë përpara një stadiumi bosh dhe nuk duam të ndërpriten lojëra ose gara, por nëse e bëjmë këtë ndihmon një individ të mbetet i shëndetshëm – vetëm një – ne do ta bëjmë atë, nuk bëjmë pyetje”.

“Nëse është një zgjedhje midis futbollit dhe të mirës së shoqërisë më të gjerë, nuk është dilemë. Vërtetë nuk është”.

“Vendimi dhe njoftimi i sotëm po zbatohet me motivin e ruajtjes së njerëzve. Për shkak të kësaj ne e mbështesim atë plotësisht.

Ne kemi parë anëtarët e ekipeve që garojmë kundër tyre, teksa sëmuren. Ky virus ka treguar se të qenit i përfshirë në futboll nuk ofron imunitet. Për klubet tona rivale dhe individët që janë prekur dhe ata që më vonë do të bëhen të tillë, ju jeni në mendimet dhe lutjet tona.

“Askush nga ne nuk e di në këtë moment se cili do të jetë rezultati përfundimtar, por si një ekip duhet të kemi besimin se autoritetet marrin vendime bazuar në gjykim dhe moral të shëndoshë”.

“Po, unë jam trajneri i këtij ekipi dhe klubi dhe për këtë arsye mbaj një përgjegjësi drejtuese në lidhje me të ardhmen tonë në fushë.

Por unë mendoj se në momentin e tanishëm, me kaq shumë njerëz rreth qytetit tonë, rajonit, vendit dhe botës që përballen me ankth dhe pasiguri, do të ishte plotësisht e gabuar të flitet për ndonjë gjë tjetër përveç këshillimit të njerëzve për të ndjekur këshillat e ekspertëve dhe të kujdesen për veten e tyre dhe njëri-tjetrin”