Koeman debuton sot si trajner i Barcelonës, në ndeshjen miqësore

Ronald Koeman do të debutojë sot si trajner i Barcelonës.

Trajneri holandez nis sot një aventurë të re, kur skuadra e Barcelonës luan një ndeshje miqësore.

Katalanët sot do të përballen me skuadrën e Gimnastic, në një ndeshje që do të luhet në stadiumin ‘Johan Cruyff’, e cila zhvillohet nga ora 19:00

Koeman do të tregojë sot shenjat e para rreth asaj se çfarë fytyre do të ketë Barcelona këtë edicion nën urdhërat e tij.

Holandezi ka akoma skuadrën e pabalancuar, me Barcën që vazhdon të jetë aktive në merkato, duke planifikuar shitje dhe blerje të tjera.