Koeman i dorëzon Barcelonës listën me 4 lojtarë për të nënshkruar në katër javët e ardhshme

GRAF7975. BARCELONA, 31/08/2020.- El nuevo entrenador del FC Barcelona, el holandés Ronald Koeman, durante el primer entrenamiento que dirige como técnico del Barça, hoy lunes en la Ciudad Deportiva Joan Gamper, en San Juan Despí, Barcelona. EFE/Miguel Ruiz/FC Barcelona ***SOLO USO EDITORIAL/NO VENTAS***

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman i ka dhënë klubit një listë të ngushtë me katër lojtarë për të nënshkruar në katër javët e ardhshme para mbylljes së afatit kalimtar.

Sipas gazetës spanjolle Marca, trajneri holandez tashmë ka ndarë mendjen për përforcimet e skuadrës para nisjes së sezonit 2020/21.

Tre nga lojtarët që pëlqehen nga Koeman janë holandezë dhe kanë qenë në urdhrat e tij gjatë kohës si trajner i kombëtares.

Sulmuesi i Lyonit, Memphis Depay është i pari në listë së bashku me mesfushorin e Liverpoolit, Georginio Wijnaldum.

Një emër i ri dhe i papërmendur më parë është mbrojtësi qendror i Interit, Stefan de Vrij, ndërsa në mbrojtje synohet edhe Eric Garcia i Manchester Cityt.

Depay, Wijnaldum dhe Garcia janë të gjithë lojtarë që po hyjnë në vitin e fundit të kontratave të tyre përkatëse, që do të thotë që të tre klubet e tyre ka të ngjarë të konsiderojnë një shitje me një çmim të reduktuar të tregut.

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic është mbërritja e vetme e konfirmuar në Camp Nou deri më tani këtë verë – edhe pse sulmuesit e rinj Pedri dhe Francisco Trincao janë bashkuar përkatësisht nga Las Palmas dhe Braga.

Largimet e deritashme të Barcelonës janë mesfushorët Arthur Melo dhe Ivan Rakitic, ndërsa rrugës së tyre thuhet se është edhe Luis Suarez.