Koeman nuk humb kohë, gjen përforcimin e parë te Barcelona

Netherlands' coach Ronald Koeman looks on prior to the Euro 2020 football qualification match between Belarus and the Netherlands in Minsk on October 13, 2019. (Photo by Sergei GAPON / AFP) (Photo by SERGEI GAPON/AFP via Getty Images)

Barcelona ka filluar të mendojë për përforcime të reja.

Donny van de Beek, mesfushor i Ajax Amsterdamit mund të jetë përforcim i ri i Barcelonës.

“Le10Sport” raporton se ai është dëshira e parë e Ronald Koemanit si trajner i ri i gjigantit katalan.

Strategu holandez pritet të emërohet së shpejti në krye të Barcelonës dhe menjëherë do të krijojë listën e objektivave për transferim në Camp Nou.

Van de Beek deri vonë ishte objektiv i Real Madridit derisa Ajax kërkonte 70 milionë euro për shitjen e tij në gusht të vitit 2019.