Konsiderohet një nga vendet natyrore më të bukura në Evropë (Video)

Fshati zviceran Lauterbrunnen me më pak se 3,000 banorë është vendosur në luginën e gjelbër të rethuar nga shkëmbinj dhe maja të mprehta në malet Eiger, Monch dhe Jungfrau.

Rreth 70 km në juglindje të Bernës, shtrihet Lugina e Lauterbrunnen, e konsideruar një nga vendet natyrore më të bukura në Evropë, përcjell albinfo.ch

Në fund të luginës është fshati Lauterbrunnen, dhe emri është frymëzuar nga 72 ujëvara që bien në luginë nga një lartësi prej disa qindra metrash.

Më i famshmi nga këto është ujëvara magjepsëse Staubbach, e cila është pothuajse 300 metra e lartë, duke e bërë atë një nga më të lartat në Evropë.