Koronavirusi drejt largimit nga Europa

Numri i viktimave nga koronavirusi ka filluar të ulet edhe në Spanjë.

Kujtojmë se Spanja ishte një ndër vendet më të prekura nga pandemia në Europë. Spanja ka shënuar një ulje të rasteve me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë bën me dije se janë 410 viktima në 24 orëve të fundit, 155 më pak se dje. Ndërkohë ulje ka patur edhe numri i të infektuarve.

Në total numri i viktimave ka shkuar në 20.453, pas përllogaritjeve të reja që ka bërë qeveria spanjolle.

Edhe Italia ka nisur rënie e viktimave nga virusi. Lajme të mirë vijnë përsa i përket numrit të të shëruarve, ku ka shkuar në 44.927.

Sipas kësaj shifre, janë 2200 të shëruar më shumë se dje.