Koronavirusi e ka futur tregun e transferimeve në krizë: Këto janë vlerat e yjeve që po bien

Përhapja e koronavirusit ka bërë që bota e futbollit të pësojë çrregullime duke lënë pasoja financiare që mund të ndryshojnë futbollin.

Shuma e madhe e të ardhurave të humbura nga pezullimi i ndeshjeve është qartë një nga shqetësimet më të mëdha, kështu edhe në tregun e transferimeve ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Vlera e aktive e yjeve të klubeve po bie vazhdimisht dhe vlera që kishin 6 javë më parë nuk qëndron fare e njëjta.

Lojtarë si Steerling, Harry Kane, De Bruyne, Salah, Mane dhe Pogba tashmë kanë një vlerë shumë më të ulët.

Ndërkaq skuadra e Liverpool-it ka shkuar nga 1.08bn në 70, 870 milion, humbje prej 19.1 përqind, për shkak të pezullimit të ndeshjeve. Kurse vlerat e skuadrave të Premier Ligës kanë rënë me më shumë se 1.6 miliardë £.