Koronavirusi goditi rëndë ekonominë, ja sa vetë humbën punën në Shqipëri

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë bëri me dije se për dy javët e izolimit të muajit mars kanë humbur punën 17 mijë persona.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se reduktimi i kërkesës së brendshme e të huaj dhe kufizimi i aktiviteteve prodhuese e shërbyese në vend, kanë sjellë rënie të prodhimit, rritje të papunësisë, dhe vështirësi financiare për bizneset dhe familjet shqiptare.

“Pandemia ka shkaktuar goditje të gjithanshme mbi ekonominë shqiptare. Pasojat e saj kanë filluar të pasqyrohen tashmë dhe në informacionin e disponueshëm statistikor,” tha Sejko

“Sipas të dhënave të instat-it, ekonomia shqiptare u tkurr me 2.5% në tremujorin e parë të këtij viti, duke pasqyruar rënien e eksportit dhe të investimeve.

Po kështu, të dhënat e tregut të punës tregojnë se ekonomia shqiptare humbi rreth 17000 mijë vende pune në këtë periudhë, ndërsa norma e papunësisë u rrit në 11.4%,” u shpreh ai.