Koronavirusi kthen dasmat në shtëpi: Shqiptarët nuk heqin dorë nga tradita (Video)

Pavarësisht kushteve të pandemisë Kadri Gashi nuk hoqi dorë nga dasma e djalit të tij.

Edhe pse kishte parashikuar një dasmë me mbi 300 të ftuar, tradita e do që dasma mos anulohet dhe Izmiri dhe Xhorxhina do të martohen në oborrin e shtëpisë së tyre në Elbasan.

Edhe pse numri i të ftuarve është reduktuar ndjeshëm, e gjitha kjo ka anën e vet pozitive ku të rinjtë mund të mësojnë traditat e dikurshme të dasmave.

Në kohën dhe rregullat covid familjet po u rikthehen dasmave të vogla në shtëpitë e tyre me të afërm të ngushtë ndërsa çiftet nuk kanë hequr dorë nga klipet dhe fotot e ditës së rëndësishme.