Kosova dhe Greqia – Drejtpërdrejt LIVE

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Greqisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Dardanët janë nikoqir të helenëve në takimin e dytë të vlefshëm për Grupin 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Ky takim pritet të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë dhe gjithçka është gati tashmë.

Përfaqësuesja e drejtuar nga Bernard Challandes synon të shënojë fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, pas barazimit me Moldavinë.

Në anën tjetër, edhe grekët synojnë fitore pas barazimit me Sllovenin në ndeshjen e parë, por do të ishin të kënaqur edhe me një pikë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me lojtarët më të mirë, edhe pse kanë mungesa të theksuara.

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Halimi, Dresevic, V.Berisha, Celina, Nuhiu dhe Zeneli.

Linku 1 – Shiko ketu ndeshjen – LIVE