Kosova favorite në përballje ndaj Moldavisë, sipas bastoreve sportive

Kombëtarja e Kosovës në futboll me 3 shtator do të luajë ndeshjen e parë zyrtare për vitin 2020, e ku për kundërshtar do ta ketë ekipin e Moldavisë, takim ky që do të zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Për këtë duel, Kosova po llogaritet skuadër favorite nga bastoret sportive.

Fitorja e Dardanëve ka kuotën 1.44, kurse fitorja e ekipit moldav, kap kuotën prej 8.00. Ndërsa rezultati baras vlerësohet 4.00.

Takimi, Moldavi – Kosova, do të zhvillohet të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmas në Itali.