Kosova mbetet ende e paprekur nga koronavirusi

Kosova mbetet ende e paprekur nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (ISHPK) ka bërë të ditur se ditën e djeshme janë testuar pesë pacientë, të dyshuar me koronavirus dhe pas analizave laboratorike të mostrave të marrë, ata kanë rezultuar negativë.

“Nga data 08.02.2020 deri me 09.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 62 mostra të dyshimta dhe të gjitha kanë rezultuar negative”, thuhet në njoftim.

Edhe Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës lidhur me koronavirusin në Kosovë, sot u takuan për të shqyrtuar situatën epidemiologjike në Kosovë lidhur me Covid-19.

Pas mbledhjes, edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur 5 rastet e dyshuara dolën negative, dhe se në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.