Shqiptari dëbohet Zvicra për mashtrim të fondeve sociale

Eine in Kreuzlingen abgewiesene bulgarische Familie von Asylsuchenden wird auf dem Flughafen Zuerich-Kloten von Polizisten zum Swiss Air Flugzeug gebracht, das sie nach Bulgarien zurueckbringt, am 30. Oktober 2002. (KEYSTONE/Martin Ruetschi) : Film] === SAT2 ===

Vëzhgimet e bëra kanë zbuluar se ai, duke injoruar këshillat e mjekëve, kishte bërë distanca të gjata rruge me makinë dhe kishte qëndruar në bare, klube dhe restorante për disa netë

Gjykata Penale e Kantonit Schwyz ka dënuar një kosovar për përvetësim të padrejtë të fondeve sociale.

I akuzuari ka jetuar për 22 vjet në Zvicër. I martuar me një bashkatdhetare, me të cilën kanë së bashku tre fëmijë, kosovari ka një leje të përhershme qëndrimi (Vizë C), shkruan Luzerner Zeitung.

Në vitin 2008, burri tashmë 39-vjeçar kishte pësuar thyerje të bazës së kafkës në një aksident pune. Që nga ajo kohë, ai nuk ka punuar më.

Ai thotë se vuan vazhdimisht nga dhimbje të forta koke dhe marramendje të rënda si dhe ka të vjella.

Përveç kësaj, gjysma e majtë e fytyrës dhe krahu i tij i majtë si dhe këmba e djathtë janë “në gjumë”. Siç thotë më tutje, ai gjithashtu ka vuajtur nga depresioni dhe nuk mund të duronte zhurmë ose praninë e turmave.

Dy aplikime për pension invaliditeti (IV) i kanë dështuar sepse atij nuk iu njoh paaftësia e pretenduar për punë, përcjell albinfo.ch.

Bazuar në një dëshmi të mjekut të tij, i cili e kishte klasifikuar atë si 100 për qind të paaftë, në vitin 2014 ai kishte treguar para bashkësisë së tij të banimit se nuk ishte në gjendje të kujdeset për vajzën e tij më të vogël kur gruaja e tij shkonte për të punuar.

Për këtë arsye, komuna kishte paguar koston e një vendi pune të kujdesit ditor dhe gjithashtu kishte marrë përsipër kosto të ndryshme mjekimi.

Midis shkurtit të vitit 2015 dhe tetorit 2017, ai kishte marrë të paktën 21,000 franga në emrin e ndihmës sociale.

Por, vëzhgimet e bëra kanë zbuluar se ai, duke injoruar këshillat e mjekëve, kishte bërë distanca të gjata rruge me makinë dhe kishte qëndruar në bare, klube dhe restorante për disa netë.

Lidhur me këto, raportet psikologjike, neuropsikiologjike dhe mjekësore vërtetojnë se i akuzuari ishte 100% në gjendje të punonte. Simptomat e tij të sëmundjes janë “të falsifikuara qëllimisht”.

“I akuzuari ka kohë që është shëruar nga aksidenti në punë”, thotë prokurori. Ai kurrë nuk ka vuajtur nga simptomat e përshkruara dhe ka mashtruar fondet sociale.

Prandaj, prokurori ka kërkuar një gjobë me kusht prej 100 njësish ditore, secila nga 30 franga, një gjobë të pakushtëzuar prej 750 frangash dhe një urdhër dëbimi pesë-vjeçar.

“Asnjëherë nuk kam gënjyer”, ka thënë i akuzuari para gjyqit. Që nga aksidenti gjendja e tij është përkeqësuar në vazhdimësi.

Gjykata Penale e ka dënuar kosovarin për mashtrim të shumëfishtë me një gjobë dy vjeçare me kusht, me 90 norma ditore prej 10 frangash. Ai, sipas gjykatës, ka mashtruar keq mjekët dhe komunën.

Shpenzimet procedurale prej rreth 7.500 franga po ashtu i janë ngarkuar atij. Gjykata penale i ka shqiptuar atij gjithashtu një dëbim pesë-vjeçar. nga Zvicra.

Interesat publike peshojnë më shumë se ato private të personit në fjalë, arsyeton gjykata. Meqenëse gruaja dhe fëmijët e tij janë po ashtu shtetas të Kosovës, është e arsyeshme që i akuzuari duhet të kthehet në Kosovë bashkë me familjen e tij.

Gjykata penale e dënoi këtë burrë për mashtrim të shumëfishtë me një gjobë dy vjeçare me 90 norma ditore prej 10 CHF secila. Ai mashtroi mjekët dhe komunitetin.

Interesat publike janë më të mëdha se ato private të burrave. Meqenëse gruaja dhe fëmijët e tij janë shtetas të Kosovës, është e arsyeshme që i akuzuari duhet të kthehet në Kosovë me familjen e tij.