Kosovë: I pushuar nga puna si pasojë e koronavirusit, nuk ka para të paguajë qiranë (Video)

Në Gjakovë në kushte të vështira jeton familja me pesë anëtare e Bekim Ferizit. Bekimi është i papunë pasi më parë punonte në ndërtim.

Bekimi thotë se është pushuar nga puna së bashku me tre punëtore të tjerë por u është premtuar kthimi në punë pas normalizimit të situatës së krijuar nga virusi.

Familja e Bekimit ka nevojë edhe për një shtëpi pasi siç thotë Bekimi ai nuk mund të paguajë dot as qiranë e banesës.

Pronari i banesës i kërkoi paratë për dy muaj, por Bekimi nuk ka asnjë të ardhur. “Nuk di ku të shkoj. Paratë nuk i kam. Ju lutem më ndihmoni”,-shprehet Bekimi.

Duke parë gjendjen e rëndë të familjes dhe pas interesimit të RTK, instancat e komunës së Gjakovës i dërguan një pako me ushqime familjes Ferizi.