Kriza nga koronavirusi, ekipi spanjoll ka vendosur në shitje të gjithë lojtarët

Valencia ka vendosur në shitje të gjithë lojtarët e skuadrës, përjashtim Jose Gaya, shkaku i krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Skuadra spanjolle gjithashtu së fundi ka shitur te Manchester City talentin Ferran Torres, për 23 milionë funte, pa harruar edhe Francis Coquelin dhe Dani Parejo, që së bashku i janë bashkuar Villarrealit për 11.5 milionë euro.

Marca ka raportuar se trajnerit i ri, Javi Garcia, i është thënë se të gjithë nga lojtarët e tij mund të shiten këtë verë.

I vetmi lojtar i cili duket se e ka të sigurt qëndrimin është Jose Gaya, por mbrojtësi është një synim i Barcelonës.

Kriza ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi, e përcjellë edhe me mbylljen e stadiumeve, ka ndikuar shumë te Valencia.

Klubi gjithashtu ka duruar një nga sezonet më të dobëta viteve të fundit, duke përfunduar në vendin e nëntë, me 17 pikë më pak se vendi i katërt