Kurorëzohet Çifti shqiptar: Nuk i ndal as koronavirusi (Video)

Një çift shkodran ka kurorëzuar dashurinë në martesë këtë të diel. Pavarësisht pandemisë së koronavirusit, dy të rinjtë kanë vendosur ta realizojnë ceremoninë.

Dasma kishte shumë pak të ftuar, ndërkohë që unazat janë shkëmbyer përpara Kishës e cila ishte e mbyllur.

Siç shihet nga video e publikuar nga “Abc News”, çifti ka realizuar edhe foto dhe filmime para Kishës për ta përjetësuar këtë moment të rëndësishëm të jetës së tyre.

Përhapja e Koronavirusit  ka bërë që një pjesë e mirë e ceremonive martesore të shtyhen përtej tetorit ndërsa të tjera çifte i kanë anuluar dasmat të pasigurtë për fundin e pandemisë.