Kurti kritikon prindërit pse nxënësit kalojnë nga 7 orë në telefon

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, duke cituar një studim që është bërë në Kosovë se sa po lexohet, në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se sipas studimit del se prindërit nuk lexojnë mjaftueshëm dhe se bibliotekat publike nëpër komuna dhe ato private nëpër familje janë të varfëra.

“Mungon kultura dhe shprehia e leximit. Nxënësit i kalojnë mesatarisht afër shtatë orë në ditë para ekraneve të ndryshme, prej të cilave vetëm dy orë për mësim (lexim e kërkime).

Shumica e nxënësve nuk arrijnë t’i kujtojnë tre librat e fundit që kanë lexuar. 2/3 e tyre e praktikojnë kopjimin e detyrave dhe referateve nga interneti.

Sa më të rritur nxënësit, aq më pak lexojnë e aq më shumë kopjojnë”, ka shkruar ai deri sa ka shtuar se nuk jemi të vetëdijshëm sa shumë probleme sot janë pasojë direkte e arsimimit të dobët “Nga keqqeverisja lart deri te mjerimi poshtë”.

Në fund Kurti porositur se duhet ta rikthehet dija si vlerë dhe i dituri si autoritet, kjo “Nëse duam të kemi shtet dhe përparim”.