Kush ishte George Floyd?

V’dekja e George Floyd ka ngjallur protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse qytetarët kërkojnë t’i japin fund dhunës policore dhe racizmit.

George Floyd ishte një njeri me ngjyrë, i paarmatosur, i cili ndërroi jetë pasi një oficer policie në Minneapolis i mbajti frymën duke e shtrënguar në qafë me gju, për më shumë se tetë minuta.

George u transferua në Minneapolis, pasi u lirua nga burgu, njihet si “gjiganti i ëmbël” dhe po përpiqej t’i jepte një kthesë jetës së tij.

Floyd njihej nga të afërmit si “Big Floyd” dhe ishte baba i një vajze 6-vjeçare, e cila jeton me nënën e saj në Houston.

George Floyd ishte një atlet i talentuar që shkëlqeu në futboll dhe bastketboll kur ishte në shkollë. Një nga ish-shokët e tij, Donnel Cooper, tha se “kishte një personalitet të qetë dhe shpirt të pastër”.

Sipas nënës së vajzës së tij, George nuk e përfundoi shkollën dhe nisi të merrej me muzikë me një grup hip-hopi të quajtur Screwed Up Click.

Pasi u përpoq që të gjente një punë në Houston, ai u largua nga qyteti për në Minneapolis. Atje, bënte dy punë – si shofer kamioni dhe si roje sigurie në një restorant latino-amerikan.

Sipas dokumenteve në gjykatë, Floyd u akuzua në vitin 2007 për g’rabitje të a’rmatosur. U dënua me pesë vite burg.

Të hënën, George u arrestua nga oficerët e policisë me pretendimit se kishte përdorur një kartëmoneshe false 20 dollarëshe.

Në pamjet e arrestimit, ai dëgjohet të thotë “se nuk merr dot frymë”. George ndërroi jetë në një spital aty pranë.