Kushti i Messit për të qëndruar te Barcelona

Duket se tifozët katalunas mund ta harrojnë shpejt humbjen nga Bayerni.

Kjo pasi ka filluar të përmendet me të madhe opsioni i largimit të Messit.

Shumica e mediave spanjolle ditën e kanë filluar me artikuj të përafërt që tregonin dështimin e Barcelonës dhe gjasat e argjentinasit për t’u larguar nga “Camp Nou”.

Ka qenë portali “COPE”, që ka raportuar se ylli ameriko-latin ka filluar ta mendojë seriozisht largimin dhe transferimin në “Meazza”, aty ku veçse ka blerë shtëpi, pra në qytetin e Milanos.

Gjithsesi, ky opsion do të binte poshtë nëse drejtuesit blaugrana e ristrukturojnë skuadrën nga fillimi, pasi me emra të vjetër dhe ata të rinj pa përvojë, vështirë se do të mund të bëjnë diçka edhe në sezonin e ri