Ky është vendi i parë në Europë, që do të hapë shkollat dhe kopshtet

The Nyhavn Canal, is a 17th-century waterfront, extends from Kongens Nytorv to the port,. It has brightly colored buildings of the seventeenth century. It serves as a heritage port and has many historic wooden boats. August 11, 2019 Copenhagen, Denmark. (Photo by Oscar Gonzalez/NurPhoto via Getty Images)

Danimarka do të jetë vendi i pare në Europë që do të hapë shkollat dhe kopshtet më 15 prill, pas tre javësh mbylljeje. Ky do të jetë hapi i parë i Danimarkës drejt lehtësimit të masave kufizueze si pasojë e koronavirusit.

Hapja e shkollave dhe qendrave të kujdesit ditor do të lejojë dhe prindërit t’i rikthehen punës.

Në vendin nordik, ndër të parët në Europë që vendosi masa të forta izolimi, gjatë javës së fundit është ulur numri i viktimave dhe pacientëve me koronavirus.

Tashmë qeveria po mendon për mënyrat se si mund të balancojë sigurinë e qytetarëve, por ndërkohë të lejojë dhe biznesin të rikthehet në punë dhe t’i shpëtojë krizës së mundshme ekonomike.

Kryeministrja Mette Frederiksen tha se vendimet për rikthimin në normalitet do të merren hap pas hapi dhe do të monitorohet me kujdes efekti që ato do të kenë tek numrat e të infektuarve.

Frederiksen paralajmëroi që rihapja graduale do të vazhdojë vetëm nëse të dhënat do të jetë në rënie të vazhdueshme.

Ajo i bëri thirrje të gjithë danezëve t’u përmbahen udhëzimeve të qeverisë për distancimin shoqëror dhe higjenën.

Danimarka më 11 mars njoftoi mbylljen e shkollave, kopshteve, restoranteve, kafeneve dhe palestrave dhe mbylli të gjithë kufijtë për shumicën e të huajve.

Pavarësisht lehtësimi të disa prej masave, të gjitha kufizimet për ndalimin e tubimeve dhe grumbullimit të më shumë se 10 personave, do të qëndrojnë në fuqi deri të paktën 10 maj, ndërsa ndalimi për tubime më të mëdha do të qëndrojë në fuqi deri në gusht.

“Nëse e hapim shumë shpejt Danimarkën përsëri rrezikojmë që infeksionet të rriten shumë shpejt dhe atëherë duhet të mbyllemi përsëri,” tha Frederiksen.

Deri më 8 prill, në Danimarkë ka 5266 të infektuar dhe 203 viktima.