Ky është “kushti” i Kadri Veselit ndaj VV-së për ta rrëzuar qeverinë Hoti

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se partia e tij do ta përkrah mocionin e VV-së për ta rrëzuar Qeverinë Hoti.

Ai në “Prime Time” tha se nëse VV i sjell 40 nënshkrime të cilat janë të nevojshme për të thirrur seancën e jashtëzakonshme, ata do ta votojnë rrëzimin e qeverisë.

Veseli ka komentuar edhe marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, në Washington, duke thënë se delegacioni ynë ka dështuar, pasi që marrëveshja nuk rezultoi në njohje reciproke.