Ky është shqiptari, që e bëri të mundur transferimin e SANE te Bayern Munich

Menaxheri shqiptar, Fali Ramadani kompleton transferimin e Leroy Sane tek Bayern Munich!

Akoma nuk është bërë zyrtare, mirëpo mediumi gjerman, SportBild ka njoftuar para pak çastesh se Sane ka kryer transferimin e tij tek klubi bavarez.

Një muaj më parë, gazetari italian, Nicolo Shcira kishte raportuar se Fali Ramadani po punon intensivisht për të kompletuar këtë transferim.

Pas disa muajve bisedime duket se Ramadani, Sane dhe dy klubet kanë arritur marrëveshje.

Vlen të potencohet se Ramadani ka kryer disa transferime të mëdha në karrierë, megjithatë transferi më i madh që ka bërë deri më tani ka qenë ai i Luka Jovic tek Real Madridi për 60 milionë euro.