Ky është trajneri i vetëm që mund ta bindë Lionel Messin të mos largohet

Nuk ka më dilema, Quique Setien nuk do te jetë më në stolin e Barcelonës.

Humbja e thellë kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, ka lëkundur gjithçka te Barcelona dhe vetëm ndryshimet e mëdha do të kthejnë qetësinë.

Ronald Koeman, Mauricio Pochettino dhe Xavi Hernandez janë kandidatët e mundshëm për stolin e Barcelonës.

Xavi mund të jetë opsioni që po e mendon Barça, i vetmi që mund ta bindë Lionel Messin që të mos e mendojë largimin pas tashmë, siç raportohet në Spanjë – Barcelona duhet të fillojë të brengoset edhe në këtë aspekt.