Ky është vendi i parë në botë që do të lejojë nga kjo javë rihapjen totale

Australia është zyrtarisht shteti i parë në botë që do të lejojë rihapjen totale të vendit nga kjo javë, duke nisur nga baret dhe restorantet, parqet apo pishinat.

Thuhet se autoritetet e quajnë një “test gjeneral”, pasi shifrat zyrtare flasin për një frenim të përhapjes së virusit në vend.

Në Australi janë zhvilluar teste masive përgjatë dy muajve të fundit dhe ato vijojnë, pavarësisht lehtësimit të masave.

Vetëm të shtunën u kryen në mbarë vendin mbi 10 000 testime, për të qartësuar edhe më shumë idetë nëse vendi duhej hapur plotësisht apo jo.

Kjo lëvizje vjen si pjesë e planit me 3 faza për të lehtësuar gradualisht masat shtrënguese që prej 8 majit ndërsa deri në korrik. 1 milion qytetarë do të mund t’i rikthehen punës dhe jetës normalisht.

Nga e premtja e 15 majit, edhe Nju Sauth Uells do të rihapë bare e kafene si dhe do të lejojë 5 persona të rrinë bashkë me njëri-tjetrin.

Do të lejohet edhe mbajtja e ceremonive martesore, por jo me më shumë se 10 të ftuar apo funeralet me jo më shumë se 20 pjesëmarrës.