Ky lojtar mund ta zëvendësoj Vedat Muriqin në ndeshjet kundër Moldavisë dhe Greqisë

Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje në kuadër të kampanjës së re në Ligën e Kombeve.

Kombëtarja e Kosovës ndeshjen e parë e ka ndaj Moldavisë, takim ky i cili zhvillohet në Itali me 3 shtator dhe më pas luan ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri”.

Sulmuesi i Fenerbahces, Vedat Muriqi do të jetë mungesë e madhe për Kosovën në këto dy ndeshje.

Por, trajneri i Flamurtarit, Jusuf Tortoshi e ka gjetur një zëvendësues për të.

“Mund të ftohet Arb Manaj, qendërsulmuesi i Trepçës’89, nuk është larg nivelit të Muriqit. Ky do të ishte një zëvendësim ideal”, deklaroi Tortoshi në “Kanal10”