Ky veprim i futbollistit shqiptar po cilësohet heroik në Finlandë

Futbollisti kosovar, Mehmet Hetemaj është shndërruar në hero në Finlandë.

Gjatë ditës së enjte ai ka shpëtuar një fëmije që po m’bytej në një liqen artificial.

Në një intervistë për ‘Tellerreport ‘, ai ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 12 të mesditës dhe futbollisti kosovar së bashku me nënën e tij e kishin parë fëmijën qe po luftonte me jeten.

U hodha menjehere në ujë dhe arrita që ta tërheq fëmijën nga uji dhe e solla në breg.

Hetemaj luan për skuadrën e Seinäjoen Jalkapallokerho. Ky veprim i tij po cilësohet heroik në Finlandë.