Lajm i mirë: Numri i njerëzve që shërohen nga virusi po rritet

“Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi dhe jo vetëm, bën të ditur se deri më tani afër 50,000 persona kanë arritur të shërohen

Përderisa koronavirusi po vazhdon të përhapet, shumica e mediave janë fokusuar në numrin e rasteve të reja apo numrin e atyre, të cilët kanë humbur jetën si pasojë e tij. Por nga ana tjetër, shumë persona kanë arritur që të shëroheshin nga ky virus.

Sipas disa hulumtimeve të universitetit “Johns Hopkins”, numri i njerëzve që shërohen nga virusi po rritet. “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi dhe jo vetëm.

Bën të ditur se deri më tani afër 50,000 persona kanë arritur të shërohen, ndersa 33,627 (83%) persona janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa 7,095 (17%) persona janë më rëndë.

Edhe pse këto statistika janë premtuese, ka akoma më shumë raste të konfirmuara me koronavirusin në të gjithë botën.

Por, ndërkohë ende nuk është e qartë edhe për specialistët mjekësorë, se si këta persona kanë arritur të shëroheshin pa vaksinë.

Nga ana tjetër, mjekët janë dyshues në lidhje me atë se nëse këta pacientë janë përmirësuar tërësisht, apo virusi vazhdon ende në trup vetëm se është inaktiv.

Gjithsesi, zbulimi i një vaksine që do ta parandalonte këtë virus, do të marrë kohë thonë shkencëtarët. Mund të duhet deri në një vit, përpara se vaksina të dalë në treg.