Lajm i mirë për nuset: Ja se si do të mbahen dasmat këtë vit

Shumë çifte kishin ndarë ditën e dasmës këtë vit dhe po prisnin me padurim derisa koronavirusi mbërtheu vendin.

Mirëpo tani që situata është qetësuar dhe masat janë liruar, një lajm i mirë vjen edhe për dasmat.

Nga data 23 qershor do të mundësohet edhe realizimi i ceremonive martesore sipas një protokolli të aprovuar nga organet përkatëse.

Dasmat do të mbahen me një numër të reduktuar dhe duke respektuar distancimin social.

Mbas një takimi me Ministrin e Turizmit Blendi Klosi, si përfaqësues të një industrie shumë të fuqishme për ekonominë Shqiptare morëm një lajm të mrekullueshem per te gjithë ata që kane dasmën në 2020.

Ne dt 23 Qershor me lirimin e masave do mundësohet dhe realizimi i ceremonive martesore sipas një protokolli të aprovuar nga organet përkatëse.

Me një numer te reduktuar, duke respektuar distancimin social, do mundemi qe të mbajmë premtimin për te realizuar kujtimin tuaj me te bukur.

Ju jemi mirnjohës për mirkuptimin në këto ditë të vështira të planetit”.