Lajmi i mirë nga Britania e Madhe: Të enjten nis testimi i vaksinës tek njeriu

Lajmi është konfirmuar nga sekretari  i ministrisë së Shëndetësisë britanike Matt Hancock. Ai tha të martën se një vaksinë e zhvilluar nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit do të testohet te njerëzit të enjten.

“Në periudha normale, arritja në këtë fazë do të zgjaste me vite dhe unë jam shumë krenar për punën e bërë deri më tani,” tha ai në një konferencë per shtyp.

Hancock shtoi se do të vërë në dispozicion të shkencëtarëve në Oxford 20 milion 24.5 milion dollarë.

Deri tani në Britaninë e Madhe numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 17.287 , ndërsa numri total i të infektuarve është rreth 126 mijë.