Kjo është përgjigjja e Sergio Ramosit për rastin e Lionel Messit, pasi u pyet nga gazetarët

Lamtumira e mundshme e Lionel Messit është padiskutim çështja më e nxehtë e momentit dhe shumë reagime ka pasur nga shokë ekipi por edhe kundërshtarë!

Në një konferencë për shtyp që nga grumbullimi i Spanjës, kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos foli për rastin Leo Messi:

“Nuk është një temë që na shqetëson. Por unë mendoj se ai ka fituar të drejtën të vendosë për të ardhmen e tij.

Nuk e di nëse ai po e bën atë në mënyrën e duhur, e sigurt është që për La Liga, për Barcelonën dhe gjithashtu për ne do të ishte mirë nëse ai do të qëndronte.

Ai e bën La Ligën më të bukur, ekipin e tij më të fortë dhe El Clasico më interesant “.