Legjenda e UFC paralajmëron rikthimin në kafaz dhe të përballet me Khabib

Legjenda e UFC, Georges St-Pierre ka paralajmëruar se ai planifikon të rikthehet nga pensionimi dhe të përballet me Khabib Nurmagomedov.

Këto komente vijnë pak ditë pasi dagestanezi tha se dëshiron të përballet me legjendën, pasi të mbrojë titullin ndaj Justin Gaethjes në këtë vit.

Georges St-Pierre nuk është futur në kafaz që nga viti 2017, aty ku e fitoi titullin e peshave të mesme ndaj Michael Bisping, por zyrtarisht u pensionua në vitin 2019.

“Jam ende në formë të mirë, jo pse kam një ndeshje para vetes, por që duhet të qëndrojë ashtu”, ka thënë St-Pierre.

“E kam thënë se për të luftuar, duhet të rikthehem në palestër. Kam shkuar në Halle of Fame dhe jam pensionuar dhe jam mirë”.

“Nëse UFC ka një ofertë që nuk mund ta refuzojë, atëherë do të rikthehem në kafaz”, ka shtuar më tej ai.

Khabib do të përballet me Gaethje në tetor, më pas të caktohet data kundër Georges St-Pierre