Legjenda e xhudos mposhtet për herë të parë, pas 154 meçeve radhazi pa humbje (VIDEO)

Pas 154 meçeve radhazi pa humbje, 10 vite garash dhe dy medaljeve të arta olimpike, legjenda franceze e xhudos, Teddy Riner, pësoi dje një humbje të hidhur.

Ai u mposht në Paris, në shtëpinë e tij, nga japonezi Kaguera Kokoro, i cili bëri një prej sensacioneve më të mëdha në sport.

Kokoro arriti të sigurojë pikët fituese 40 sekonda pas fillimit të kohës së shtesë.Edhe pse audienca franceze është e tronditur nga ky lajm, fakti është se Riner nuk ishte ai që pritej në këtë turne.

Pas së gjithash kjo është vetëm paraqitja e parë garuese e tij në 2020-n, pas vetëm dy paraqitjeve në vitin e kaluar.