Legjenda gjermane: Nuk ka lojtar më të mirë sesa Lewandowski në planet aktualisht

Legjenda gjermane, Lothar Matthaus ka thënë se ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski është lojtari më i mirë në botë dhe jo Lionel Messi.

Sulmuesi polak ka qenë fenomenal këtë sezon, duke shënuar 53 gola në 44 ndeshje në të gjitha garat për klubin gjerman.

Ai do të shpresojë të shtojë numrin e 13 golave të tij në Ligën e Kampionëve kur ai të takohet kundër Barcelonës së Messit në çerekfinalen e së premtes.

Por, fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë, Matthaus, nuk ka dyshim se nuk ka lojtar më të mirë sesa Lewandowski në planet aktualisht.

“Messi përballet me pasardhësin e tij si lojtarin më të mirë në botë: Robert Lewandowski. Ai është lojtari më i mirë, jo vetëm sulmuesi më i mirë”, ka thënë fillimisht Matthaus për Bild.

“Barça e sotme nuk është më e njëjtë si ajo mëparshmja. Ata e kanë Messin, natyrisht. Një lojtar si ai është gjithmonë i aftë sikurse një gjeni”.

“Por, ai vetëm nuk do të jetë i mjaftueshëm kundër këtij Bayerni. Barcelona nuk më tremb”, përfundoi gjermani.

Messi ka shënuar 43 gola dhe ka 25 asistime, pavarësisht se nuk është sezoni i tij më i mirë individual – kryesisht për shkak të standardeve të larta që ai ka vendosur vitet e kaluara.