Leipzig dhe Atletico Madridi – Drejtpërdrejt LIVE

RasenBallsport Leipzig dhe Atletico Madridi zhvillojnë përballjen e radhës çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Stadiumi Estadio Jose Alvalade në Lisbonë të Portugalisë është arena e përballjes së këtyre dy skuadrave që luajnë për një vend në gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane për klube.

Për të arritur në këtë fazë, Atletico e eliminoi kampionin nga sezoni i kaluar, Liverpool, kurse Leipzigu u tregua më i fortë se Tottenham Hotspur.

Do të shohim edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Julian Nagelsmann dhe Diego Simeone, të cilët i kanë përgatitur skuadrat e tyre për këtë takim.

Formacioni i RB Leipzigut: Gulacsi, Klostermann, Upamecano, Halstenberg, Sabitzer, Laimer, Kampl, Angelino, Nkunku, Poulsen, Olmo.

Formacioni i Atletico Madridit: Oblak, Trippier, Savic, Gimenez, Lodi, Koke, Herrera, Saul, Carrasco, Llorente, Diego Costa.

Shiko ketu ndeshjen LIVE