Lewandowski barazon rekordin e Messit dhe Ronaldos

Robert Lewandowski u bë vetëm lojtari i tretë, së bashku me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, që shënuan 40 gola në pesë sezone radhazi.

Polaku e arriti këtë falë golit nga penalltia ndaj Union Berlin, këtë fundjavë.

Fitorja e mban Bayernin në krye të Bundesligës dhe ndihmon Lewandowskin të mbetet në histori.

Vetëm Gerd Muller renditet mbi 31-vjeçarin në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave te Bavarezët.

Dhe Lewandowski është në rrugën e duhur për të thyer rekordin e tij të një sezoni që aktualisht ka 43 gola.