Lewandowski barazon rekordin e Ronaldos në Ligën e Kampionëve

Robert Lewandowski ka barazuar një rekord të Ligës së Kampionëve të vendosur nga Cristiano Ronaldo, pas golit të shënuar për Bayern Munichun në fitoren ndaj Chelseat.

Ylli polak shënoi një herë dhe asistoi dy gola tjerë për të ndihmuar fitoren 3-0 të Bayernit në Stamford Bridge në ndeshjen e parë të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Me këtë gol, Lewandowski arriti në shifrën e 11 golave në shtatë ndeshje të Ligës së Kampionëve, duke vendosur rekordin e tij më të mirë në një sezon të vetëm.

Lewa gjithashtu barazoi rekordin e Ronaldos me nëntë gola të shënuar në udhëtim garën elitare evropiane, rekord i vendosur në sezonin 2013-14.

Ndryshe, polaku e kryeson listën e golashënuesve këtë sezon në Ligën e Kampionëve me 11 gola, një më shumë se Erling Haaland i dyti.